Flash News

KRYESORE

Kaosi në bulevardin ‘Bajarm Curri’, bashkia bllokon rrugën dhe ndërpret punimet

Në bulevardin ‘Bajram Curri’ në Tiranë, në krah të Ambasadës së Rusisë, shoferët dhe këmbësorët po përballen prej gati dy javësh me një situatë kaotike. Edhe nga fotot e mbërritura në redaksinë e Politiko.al, shihet se bashkia ka bllokuar gjysmën e këtij aksi për të kryer punime, megjithatë, qytetarët rrëfejnë se prej kohësh aty nuk shihet të lëvizë asnjë punëtor apo makineri.

Kjo është një prej rrugëve me ngarkesën më të madhe të trafikut në Tiranë, ndërkohë që ky bllokim e ka rënduar edhe më shumë situatën. Në orët e paradites dhe të mesditës, trafiku përgjatë bulevardit arrin disa kilometra.

Situata paraqitet kritike për transportin publik, ambulancën dhe zjarrfikësen, ndërkohë që këmbësorët ankohen për pluhurin që shkakton ky kantier.

Kjo gjendje parashikohet të zgjasë deri sa aty të realizohet një xhirim nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, për t’u shpërndarë më pas në të gjitha televizionet e vendit.

Të fundit