Flash News

KRYESORE

“Kap ça t’kapësh”, kreu i KLP i përgjigjet Ramës: Deklaratë politike

“Kap ça t’kapësh”, kreu i KLP i përgjigjet

Kreu i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Gent Ibrahimi i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili në seancën e shkuar foli për një grup gjyqtarësh dhe prokurorësh, të cilët i cilësoi si KÇK, ose ‘Kap ça t’kapësh’, pasi sipas tij janë të vetëdijshëm që nuk do ta kalojnë procesin e vettingut.

Gjatë seancës dëgjimore në Komisionin Parlamentar të Ligjeve, Ibrahimi e cilësoi një deklaratë politike nga ana e kryeministrit dhe se në raste të tilla, përbën paragjykim të proceseve ligjore në proces.

“Si një konstatim të përgjithshëm politike nuk mund të vërë në lëvizje një procedurë të mirëfilltë disiplinore nga ana e këshillit.

Në raste tipike të ankesave u bëjmë shqyrtim të përciptë, pasi nuk mund të biem në pozitat e paragjykimit, i shqyrtojmë për të kuptuar se ku duhet të shkojnë ato pa hyrë në thelb pasi do paragjykonim rolin tonë si gjykatë.  Në këtë rast duhet të hetohet nga Inspektorati i Përgjithshëm, i cili nuk është ngritur e ende.

Në raste të tilla veprojmë në mënyrë të përgjithshme sic veproi kryeministri në mënyrë të përgjithshme përmes atij konstatimi dhe ne vepruam në mënyrë të tillë duke i thënë kryeministrit se deklarata përbën paragjykim të proceseve ligjore në proces”, tha Ibrahimi.

Të fundit