Flash News

KRYESORE

Kapen 105 kilogram marijuanë në Has, policia në kërkim të autorëve

Janë gjetur dhe sekuestruar një sasi e konsiderueshme  lëndësh narkotike nga policia në Has.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme ku si rezultat i kërkimeve në Golaj të Hasit, janë gjetur  105 kg dhe 375 gramë lëndë narkotike e llojit marijuanë, në vendin e quajtur “Rezervuari i Gjeologjisë”.

Ndërkohë policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve e autorëve.

Detaje:

Më datë 28.01.2018, mbi bazën e informacioneve te marra ne rruge operative është ushtruar kontroll në vendin e quajtur “Rezervuari i Gjeologjisë”, në fshatin Golaj, Has, ku u gjetën dhe u sekuestruan 105 kg e 375 gramë lëndë narkotike e dyshuar Marijuanë. Po punohet për identifikimin e autorëve.

 

 

Të fundit