Flash News

KRYESORE

Kapen 155 kg drogë në Athinë, në pranga 3 shqiptarë

Kapen 155 kg drogë në Athinë, në pranga 3 shqiptarë

Departamenti i Antidrogës së Kosturit në Greqi ka zhvilluar një operacion, prej së cilit ka mundur të sekuestrojë një sasi prej 155 kg lëndë narkotike e llojit kanabis sativa.

Po ashtu, në pranga kanë përfunduar edhe 3 shqiptarë, përkatësisht 34, 30 dhe 20 vjeç.

Sipas medieve greke, ata u kapën në flagrancë ndërsa po tentonin të transportonin sasinë e sekuestruar të drogës me dy makina nga Athina.

Droga mësohet se do të shpërndahej më pas në disa zona të frekuentuara të kryeqytetit grek, kryesisht nga të rinjtë.

Policia bëri të mundur edhe sekuestrimin e makinave, 5 celularëve dhe lëndës narkotike, gjithashtu.

Të fundit