Flash News

KRYESORE

Kapen 155 kile kanabis në Vlorë, arrestohen 7 persona

Kapen 155 kile kanabis në Vlorë, arrestohen 7 persona

Një sasi prej më shumë se 155 kilogramë kanabis janë sekuestruar ditën e sotme në Vlorë si dhe janë vënë 7 persona. Aksioni është koduar “Seven”, ndërsa është zhvilluar në dy fshatra të Vlorës.

Policia bën  me dije se në fshatin Velç, në banesën e shtetasit Tomorr Karçanaj, janë gjetur dhe sekuestruar nga Policia 100 kg lëndë narkotike kanabis sativa, në formë pluhuri e cila shërben për përgatitjen e lëndës narkotike në formë çokollate.

Në këtë banesë janë arrestuar në flagrancë punëtorët, me detyrë mirëmbajtjen dhe përgatitjen e lëndës narkotike Indrit Binaj, 29 vjeç, banues në Vlorë; Eriselda Rrënja, 26 vjeçe, banuese në Llakatund; Vito Gashi, 56 vjeçe, banuese në Shushicë; Enver Gashi, 28 vjeç, banues në Shushicë dhe Xheladin Bushaj, 52 vjeç, banues në Shushicë.

Gjithashtu në fshatin Vllahinë, në një tjetër banesë të shtetasit Tomorr Karçanaj, në një nga mjetet në përdorim të djalit të tij shtetasit Aleksandër Ajazi (Karçanaj), është konstatuar një tjetër sasi lënde narkotike kanabis me peshë 55 kg edhe kjo në formë pluhuri e cila shërben për përgatitjen e lëndës narkotike në formë çokollate.

Policia ka bërë menjëherë arrestimin në flagrancë edhe të atë e bir si organizator dhe bashkëpunëtor: Aleksandër Ajazi (Karçanaj), 30 vjeç, banues në Vllahinë, (organizator) dhe Tomorr Karçanaj, 55 vjeç, banues në Vllahinë, (bashkëpunëtor).

Policia Vlorë në përfundim të veprimeve hetimore ka bërë arrestimin në flagrancë të 7 shtetasve të lartpërmendur, sekuestrimin në cilësinë e provës materiale të : 155 kg lëndë narkotike kanabis sativa; 4 sita që shërbenin për përgatitjen e lëndës narkotike në formë çokollate; 2 automjete, tip Mitsubishi e Benz, dhe 7 aparate celular.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Vlorës ndaj të lartpërmendurve për veprën penale të “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve e kryer në bashkëpunim”.

Të fundit