Flash News

KRYESORE

Kapen 2 ton marijuanë në Adriatik, në pranga 4 shqiptarë

Kapen 2 ton marijuanë në Adriatik, në pranga 4 shqiptarë

Pas kapjes së 1 ton droge në Spanjë, një tjetër grup shqiptarësh është arrestuar nga policia italiane në detin Adriaktik, ku janë sekuestruar 2 ton marijuanë.

Operacioni i ndërrmarrë nga Guardia di Financa di Otranto, u krye gjatë natës, ku përveç sasisë së lëndës narkotike, katër shqiptarëve identieti i të cilëve nuk është bërë i ditur, i’u është sekuestruar edhe një armë e tipit kallashnikov.

Aksioni u mbajt në afërsi të Salentos, ndërkohë që policia u vu në ndjekje të një mjetit të lundrimit, derisa arriti ta ndalonte.

Shqiptarët priten të mbrohen në gjyq nga avokati Cosimo Rampino, ndërkohë që po vijojnë hetimet për detaje të mëtejshme.

Të fundit