Flash News

KRYESORE

Kapen me 217 kile drogë në Leçe, arrestohen  dy trafikantët shqiptarë

Një operacion i përbashkët mes Policisë Kufitare dhe forcave Policore Italiane ka sjellë kapjen dhe sekuestrimin e një sasie prej 217 kg lënde narkotike e llojit marjuanë në zonën e Leçes.

Në flagrancë për posedim të lëndës narkotike, janë arrestuar dy shtetas shqiptarë me banim në Itali.

Bazuar në informacionet e dërguara në rrugë operative nga Policia  Kufitare Shqiptare nëpërmjet zyrës ndërlidhëse të Policisë Shqiptare  në Itali, policisë italianë  (shërbimit antidrogë, Policisë së Kufirit të Zonës 9 dhe Guardia di Finanza të Pulias), u bë i mundur arrestimi i shtetasve me iniciale  B. K.  37  vjeç dhe A.D. 26 vjeç , të cilët ishin në përgatitje të trafikimit të lëndës narkotike në zonën e Leçes.

Policia po heton për kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë të tyre. Kjo veprimtari dëshmon se bashkëpunimi dhe koordinimi me forcat policore italiane nuk kufizohet vetëm në goditjen e trafikut në det, por edhe në brendësi të territorit qoftë ky në Shqipëri apo në Itali.

Të fundit