Flash News

KRYESORE

Kapen me drogë dhe armë, arrestohen 2 të rinj, një tjetër në kërkim

Kapen me drogë dhe armë, arrestohen 2 të rinj, një

Specialistët e Seksionit për Narkotikët kanë sekuestruar 3 kg Cannabis Sattiva, një armë zjarri automatik dhe 30 fishekë dhe kanë vënë në parnga 2 të rinj dhe një i tretë është shpallur në kërkim.

Burime zyrtare të policisë bjënë me dije  se janë arrestuar shtetasit:

  • J.M., 24 vjeç, banues në Sukth I Ri, Durrës.
  • E. Sh., 29, banues në Sukth I Ri, Durrës.

Gjithashtu ëshë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit:

  • E.M. 20 vjeç, banues në Sukth I Ri, Durrës.

Arrestimi I tye u bë pasi:

Më datë 28.06.2017, në bazë të informacioneve të disponuara nga Strukturat Policore gjatë kontrollit të ushtruar në një çantë që e kishin personat e arrestuar, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale:

  • rreth 3 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva;
  • një armë zjarri automatik, model 56, kalibër 7.62 mm;
  • një kreher me 30 fishekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale"Prodhimi dhe shitja e narkotikëve"në bashkëpunim dhe”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar në nenet 283/2 dhe 278/3 të Kodit Penal.

Të fundit