Flash News

KRYESORE

Kapen me heroinë në Greqi, arrestohen tre trafikantë shqiptarë

Kapen me heroinë në Greqi, arrestohen tre trafikantë

Policia greke ka vënë në pranga 3 trafikantë shqiptarë pasi janë kapur me heroinë.

Sipas mediave greke një 28-vjeçar shqiptar po transportonte lëndën narkotike me traget drejt ishullit Mitilini ku e prisnin dy shqiptarë të tjerë, një 36-vjeçar dhe një 33-vjeçar kushëriri i tij. Këta të fundit morën dy pakot gjysmë kilogram që përmbanin 1 kg heroinë dhe u larguan. Por, policia kishte informacion për trafikun që po kryhej dhe arrestoi dy shqiptarët 36 dhe 33 vjeç. Ndërkohë, shqiptari tjetër 28-vjeçar u arrestua në aeroportin e ishullit në tentativë për t’u larguar drejt Athinës. Sipas hetimeve të policisë, prapa trafikut të heroinës është një 42-vjeçar shqiptar që ndodhen në burg në Greqi për trafik droge. Sipas autoriteteve, është pikërisht 42-vjçari që drejton nga burgu trakun e heroinës. Identiteti i shqiptarëve të përfshirë nuk bëhet i ditur.

Të fundit