Flash News

KRYESORE

Kapen me kokainë, karabinierët arrestojnë trafikantët nga Shqipëria

Kapen me kokainë, karabinierët arrestojnë trafikantët nga

Dy trafikantë të lëndëve narkotike nga Shqipëria u arrestuan në Itali nga policia, pasi u kapën me 3 kilogramë kokainë. Ata e kishin fshehur lëndën narkotike në një makinë Fiat Doblò. Sipas hetuesve droga sillej nga Shqipëria drejt Italisë duke përdorur mjete të ndryshme, me qëllim për t’u shitur. Të arrestuarit e paraqisnin veten si tregtarë të makinave.

Por ata në mjetet që përdornin kishin krijuar disa vende të fshehta, ku edhe fshihnin mallin, në këtë mënyrë fusnin në Itali kokainën, të cilën më pas e shisnin.

Në pranga ranë shtetasit shqiptarë Aurel Hasanaj e Lika Meti, të moshës respektivisht di 30 dhe 35 vite, të dënuar më parë. Në shtëpinë e dy të arrestuarve u gjetën edhe 50 gramë kokainë tjetër, një peshore dhe materiale që shërbenin për paketimin e drogës.

Të fundit