Kapen me qen antidrogë 55 kg kanabis në Portin e Durrësit, arrestohet shoferi i kamionit

Sekuestrohen 55.5 kilogramë kanabis në Portin e Durrësit, si dhe vihet në pranga shoferi i një kamioni.
Sipas policisë, në pranga ra shoferi M.P., 35 vjeç nga Tirana, pasi gjatë kontrollit me qen antidrogë u gjetën të fshehura në vende të ndryshme të kamionit 14 pako me kanabis.

Po ashtu, specialistët për Hetimin e Narkotikëve kanë shpallur në kërkim policor R.H., 52 vjeç, banues në Vlorë.

Materialet hetimore i kaluan  Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” e kryer në bashkëpunim.