Flash News
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Paraditen e sotme janë arrestuar në Igumenicë 2 shtetas grekë me 198 kg kanabis. Grekët u arrestuan nga operacioni i përbashkët mes Policisë Shqiptare dhe Policisë Greke.
Policia kufitare e Livadhjasë në Sarandë konstatoi disa persona që po transportonin çanta dhe njoftuan autoritetet kufitare greke të Igumenicës.
Pas kontrolleve në zonë, mëngjesin e sotëm në vendin e quajtur “Dhafni” të Filatit, Policia e Igumenicës ka kapur 2 shtetas grekë, konkretisht E.K. 50 vjeç banues në Trikalla dhe G.S. 51 vjeç, banues në Athinë, të cilët transportonin me një mjet “Mercedes”, të marrë me qira nga shtetasi E.K., rreth 198 kilogramë lëndë narkotike.
Hetimet po vijojnë për të identifikuar dhe arrestuar shqiptarët që dyshohet se u kanë shitur drogën dy grekëve të arrestuar.