Flash News

KRYESORE

Kapen në Vlorë edhe 79 kg kanabis, arrestohen dy shtetas

Kapen në Vlorë edhe 79 kg kanabis, arrestohen dy shtetas

Dy shtetas nga Vlora janë arrestuar ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim lidhur me trafikun e drogës përmes kamionit nga Vlora drejt Italisë. Droga ishte fshehur në brëndësi të kanatave të 9 dritareve duralumini, brenda një automjeti kamion tip ”Mercedes Benz” me targa AA 939 LK. Policia e Vlorës saktëson sot se sasia e sekuestruar arrin në 79 kg

“Në përfundim të hetimeve Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P.Vlorë kanë arrestuar në flagrancë si autorë të kësaj vepre penale shtetasit : Arben Kamberaj, 49 vjeç, banues në Vlorë, Irakli Myrto, 48 vjeç, banues në Vlorë.

I përfshirë në këtë veprimtari rezulton të jetë edhe shtetasi R.B., (për arsye hetimi, nuk jepen më tepër të dhëna), i cili është shpallur në kërkim policor.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale sasinë e lëndës narkotike si edhe automjetin kamion. Po punohet për kapjen dhe ndalimin e autorit të tretë të kësaj veprimtarie të kundërligjshme.

Materialet janë referuar në Prokurori, për veprën penale ”Trafikimi i narkotikëve, mbetur në tentativë” parashikuar nga neni 283/a e 22 i Kodit Penal.

 

Të fundit