Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
“Kapeni, largojeni, mbyteni”, Sahit Dollapi flet për herë të parë për torturën nga Arben Bare
Sekretari Organizativ i PD-së, Sahit Dollapi i cili u dhunua nga policia mbrëmjen e protestës, ka folur në emisionin “Të paekspozuarit’ për ngjarjen.
Dollapi u shpreh se gjatë rrugës për te selia e PD ka dëgjuar një vajzë e cila ka thënë, “vdiqa, marova” dhe e ka marrë e ka ndihmuar duke e çuar te dy kullat.
Pasi ka ndihmuar vajzën, gazetare të News 24, dhe pasi është larguar, më tutje një polic e ka kapur nga krahu, dhe pasi i ka shpjehuar kush është, ka dëgjuar nga ato “kapeni largojeni, mbyteni”. Ndaj, ai shprehet që është larguar “në mënyrë instiktive”.
“Gjatë largimit kam ndjerë një goditje në këmbën e majtë që kam patur një ndërhyrje më parë...”, u shpreh Dollapi i cili rrëfen më pas se ka ndjerë goditje nga policia, duke treguar dhe emrin e policit, Arben Baren. Dollapi tha se e kanë goditur me plumb plastik dhe është dhunuar barbarisht.
Ai shprehet, se akoma nuk e di se përse është goditur nga policia.
Rrëfimi i Dollapit për Të Paekspozuarit
Kam qenë në ushtrimin e detyrës sime si drejtues i tubimit, gjë që ma cakton ligji. Kemi bërë gjithçka që asnjë polic të mos cenohet nga protestuesit. Qëllimi im ka qenë mbrojtja e forcave të rendit. Ne nuk e kemi luftën me to, ata kanë të njëjtën kauzë si ne.
Në atë kohë, unë dëgjoj një vajzë gazetare ishte që tha ‘vdiqa’ dhe e kam marrë dhe gjatë rrugës gjeta një kameraman në gjendje të rëndë. Në atë kohë, jam penguar në mënyrë barbare. Më vonë mësova se polici quhej Arben Bare. Kam vënë kundra-gazin dhe kam dashur të iki. Në atë moment kam dëgjuar policët më kanë ardhur. Në këmbën e majtë jam goditur me plumb plastik. Në moment jam humbur ekuilibrit. Më tej kanë ardhur shumë policë dhe më kanë qëlluar nmë mënyrë barbare, edhe pasi jam prezantuar se kush jam.
Konkretisht jam goditur në këmbë, në krah , kudo, thuajse në çdo pjesë të trupit. Në momentin e parë që jam kapur nga policia, i kam kërkuar që të dërgohem në spital, por ata nuk mu përgjigjen për këtë kërkesë. Rreth 2 orë e gjysmë kam qëndruar në Drejtorinë e Policisë dhe më vonë jam dërguar në Spitalin e Burgut. Aktualisht nuk kam asnjë urdhër-ndalimi, nuk kam asnjë proces verbal për thyerje ligji, por ishte ndalim i paligjshëm. Më vonë shkova në Spitalin Ushtarak, që dukej si në Kabul, aq shumë kishte prezencë policie atje.
Celularin që kam pasur e ka marrë policia dhe nuk më ka rëndë ndërmend me të, për shkak se nuk kam asgjë. Unë kam pasur problem anën shëndetësore. Jam dërguar më vonë për të bërë operacion. Unë ligjërisht do ndjek gjithë procedurën për dhunimin që më është bërë dhe dua të zbatohet ligji.
Dua të qaroj se jam Sekretar Organizativ i PD dhe merrem me organizimin që me cakton Partia Demokratike. Thjesht kam hedhur shishe ujë. Në asnjë moment nuk kam goditur asnjë polic më vete. Nëse më del dikush se kam goditur një polic, atëherë le të ketë ndaj meje çdo lloj mase.
Unë mendoj që të gjithë ata që mendojnë se me dhunë mund ta ndalojnë këtë gjë, i kanë bërë llogaritë gabim