Flash News

KRYESORE

Kapet 1 ton kanabis në Vlorë, arrestohen shqiptari dhe italiani

Kapet 1 ton kanabis në Vlorë, arrestohen shqiptari dhe italiani

Nga një operacion i përbashkët antidrogë nga toka dhe nga deti, Policia Kufitare Vlorë,  Delta Force, Roja Bregdetare, GdF dhe policitë e Fierit dhe Vlorës kanë sekuestruar një ton drogë.

Operacioni nisi me sinjalizim të radarit të Policisë Kufitare në Hoxharë në mesnatë nga Policia Kufitare e Delta Force dhe u arrit të sekuestrohen rreth 1 ton lëndë narkotike kanabis.

Një velierë me emrin “Nano Nini” me flamur Italian me 2 persona në bord, një Italian dhe një shqiptar u bllokua mes plazhit të Levanit dhe Darëzezës.

Por, skafistët e kishin hedhur lëndën narkotike në det dhe Policia ende po punon për ta nxjerrë.

Deri tani, rreth 90 pako të mëdha janë sekuestruar nga ana e Policisë, ndërsa skafistët janë shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme

Të fundit