Flash News

KRYESORE

Kapet gomonia me 1.5 tonë drogë në Bari, arrestohen 2 skafistët shqiptarë

Kapet gomonia me 1.5 tonë drogë në Bari, arrestohen 2

Një sasi e madhe droge është kapur sërish nga  Guardia Di Finanza në Bari të Italisë.

Mediat italian raportojnë se kanë sekuestruar një gomone me 1.5 ton marijuanë dhe kane arrestuar dy shqiptarë.

Mesohet se operacioni është zhvilluar të mërkurën rreth orës 14:00, ku mjeti është parë të lëviste me shpejtësi. Pas ndjekjes policia arrestoi shqiptaret V.L 31 vjeç dhe T.N 26 vjeç, të cilët akuzohen për trafik të lëndëve narkotike.

Pas verifikimeve, droga rezultoi të ishte marijuana,  e ndarë në 64 pako me peshë totale 1505.30 kg, e cila nëse do të hidhej në tregun e pakicës do të kapte vlerën e 15 milionë eurove.

Të fundit