Flash News

KRYESORE

Kapet gomonia e drejtuar nga një shqiptar në ujërat greke, dyshime për drogë

Kapet gomonia e drejtuar nga një shqiptar në ujërat greke,

Policia greke ka ndaluar një gomone në ishullin Agkistri, e cila dyshohet se transportonte drogë. Drejtues i mjetit është një shqiptar.

'Protothema' shkruan se gomonia u kap rreth orës 15.30 minuta. Sipas mediave greke ka dyshime se kemi të bëjmë me shqiptarë, të cilët disa herë kanë tentuar të kalojnë lëndë narkotike drejt Turqisë.

Operacioni po zhvillohet ende, ndërsa autoritetet po përcaktojnë nëse kishte lëndë narkotike në bord, e cila dyshohet se ka lidhje me kartelin e drogës italo-shqiptar që transportonte kanabis në Turqi në këmbim të heroinës.

Të fundit