Flash News

KRYESORE

Kapet gomonia me 1 ton drogë në Itali, arrestohet skafisti shqiptar

Kapet gomonia me 1 ton drogë në Itali, arrestohet skafisti shqiptar

Policia italiane ka finalizuar një operacion antidrogë, në sajë të të cilit sekuestroi një sasi prej 1 ton lënde narkotike e llojit marijuanë.

Droga u kap në brigjeve të Santa Maria di Leuca  në Lecce, nga Guardia di Finanza në bashkëpunim me policinë shqiptare.

Sipas mediave italiane, droga u kap në një gomone rreth 7 metra e gjatë me dy motorë me 100 kuaj fuqi dhe mendohet se lënda narkotike vinte nga Shqipëria, raporton politiko.al.

Në pranga ka përfunduar skafisti shqiptar M.Nazëraj, 34 vjeç nga Fieri, i cili fillimisht kishte hedhur drogën në det sapo kishte kuptuar se është pikasur nga policia dhe më pas është hedhur edhe vetë në tentativë për t’i shpëtuar policisë, por nuk ia ka dalë dot.

Droga  e sekuestruar kapte vlerën e rreth 1 milion eurove.

 

Të fundit