Flash News

E-TJERA

Kapet “Maradona me krahë”, i dyshuar për vrasjen e avokatit grek Zafeiropoulos

Kapet “Maradona me krahë”, i dyshuar për vrasjen e

Autoritetet shqiptare kanë arrestuar një të dyshuar të dytë në lidhje me vrasjen e avokatit tejet të njohur grek, Michalis Zafeiropoulos, në vitin 2017 në Athinë.

I arrestuari është Eno Mata, i njohur gjithashtu me pseudonimin “Maradona me krahë”, i kapur gjatë një shkëmbimi zjarri në fshatrat midis Vlorës dhe Fierit. Mata ka qenë i shoqëruar nga një tjetër person, i cili është plagosur rëndë, plagë ndaj të cilave nuk ka mundur të mbijetojë.

Autoritetet policore e kishin shpallur në kërkim atë që prej tetorit të vitit 2017, pasi e kishin identifikuar si një prej dy bashkautorëve që fshiheshin pas vrasjes së Zafeiropoulos.

Që prej atëherë, ai besohet të ketë kryer edhe disa grabitje me armë në Greqi, teksa pas njërës prej tyre kishte lënë edhe shënim, ku pretendonte se nuk ka asnjë lidhje me vrasjen e Zafeiropoulos.

Sipas dëshmive të të arrestuarit të parë, një shtetas 32-vjeçar që ka pranuar autorësinë si një prej dy vrasësve, ata kishin marrë urdhër nga 3 shqiptarë të tjerë në Burgun e Koridhalosë për të kërcënuar dhe shantazhuar avokatin e njohur, për një çështje penale ku implikohej njëri prej 3 të burgosurve.

“Doja t’i qëlloja në këmbë, por plumbi e mori avokatin në gjoks dhe çdo gjë shkoi keq”, ka thënë 32-vjeçari për ngjarjen e nëntorit të vitit 2017. Dy autorët e krimit kishin marrë paradhënie 3.000 euro dhe më pas do të merrnin edhe 20 mijë euro të tjera.

https://politiko.al/vrasja-e-avokatit-grek-5-shqiptare-te-implikuar/

Të fundit