Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Kapet me 3 milionë euro drogë, shqiptari arrestohet në Itali
Një 38-vjeçar shqiptar është arrestuar në Seriata të Italisë me akuzën e trafikut të lëndëve narkotike.
Bëhet fjalë për Emiliano Keçin, të cilit iu sekuestruan 31 kg drogë të llojeve të ndryshme, me një vlerë rreth 3 milionë euro.
Droga ishte e ndarë në lloje: 18 kg kokainë, 8 kg hashash, 4 kg marijuanë dhe një sasi e vogël heroine.
Lënda narkotike ishte ndarë në pako dhe mbi të ishte shënuar dhe emri i çdo qyteti italian ku do të dërgohej. Policia italiane ishte vënë në ndjekje të Emiliano Keçit prej kohësh.