Flash News
Konstituohet grupi i dialogut për ‘Reformat’ mes opozitës dhe mazhorancës
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Makina përplas për vdekje këmbësorin në Fier, shoqërohet shoferi 20-vjeçar
Kapet me drogë, ish-futbollisti qëllon i pari dhe eliminohet nga policia
Ndodh edhe kështu. Një operacion anti-drogë i policisë së Filipineve ka përfunduar me vdekjen e një ish-futbollisti. Bëhet fjalë për Diego Bello Lafuente, i cili ka ndërruar jetë pasi është qëlluar nga policia në ishullin e Siargaos.
32-vjeçari nga Spanja ka luajtur te Deportivo La Coruna, por prej dy vitesh është angazhuar në aktivitete të tjera sportive, kryesisht sërg, në ishullin e Filipineve. Ai po shkëmbente rreth 10 gram kokainë për shumën e 500 eurove dhe raportohet se, pasi ka ndjerë kërcënimin e policëve, ka qëlluar drejt tyre i pari.
Autopsia e plotë e kufomës do të përcaktojë se çfarë ka ngjarë realisht.. Klubi i Deportivos ka reaguar duke shprehur dhimbjen për ish-lojtarin e saj me një postim në rrjetet sociale.