Flash News

KRYESORE

Kapet me drogë në Itali e dashura e “Pablo Escobarit” të Tiranës

Kapet me drogë në Itali e dashura e “Pablo Escobarit”

Mediat italine raportojnë arrestimin e një 36 vjeçare e cila u kap me 22 kg lëndë narkotike marijuanë dhe hashash.  Mësohet se ajo është e dashura e një prej bosave më të mëdhenj të drogës në Shqipëri

Sipas medieve italianë 36 vjeçarja do të shpërndante drogë në pjesën veriore të italisë dhe se ky është fillimi i hetimit ndërkombëtarë mbi trafikun e drogës e kryesisht në Italinë Veriore.

Në zonën e Montichiari ka rënë në prangat e policisë e dashura e njërit prej bosëve shqiptarë të narkotrafikut një nga bosët më të kërkuar në Evropë” shkruajnë mediat italiane.

Por vëmendja më e madhe e policisë italiane është përqendruar te kapja e të dashurit shqiptarë të cilin mediat italiane e konsiderojnë si “Pablo Escobari”n e Tiranës. Po sipas këtyre gazetave thuhet se “Pablo Escobari” i Tiranës ka në pronësi të tij disa lokale në kryeqytetin e Shqipërisë gjithashtu për të ka dhe një urdhër arresti ndërkombëtarë për trafik lëndësh narkotike.

Të fundit