Flash News

KRYESORE

Kapet me heroinë në makinë, arrestohet në Elbasan Arjan Cani dhe bashkëpunëtori i tij nga Korça

Kapet me heroinë në makinë, arrestohet në Elbasan Arjan Cani

Policia e Elbasanit ka një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta.

Në sajë të këtij operacioni në pranga kanë përfunduar dy persona. Arjan. Cani., 49 vjeç , banues në Berat dhe bashkëpunëtori i tij Arshim Pilinci., 27 vjeç nga Korça.

Në fakt, nuk kemi të bëjmë me moderatorin e njohur të “Zonë e lirë”, por me një tjetër person që ka të njëjtin emër dhe mbiemër.

“Në aksin rrugor Qafë Thanë-Elbasan, dy shtetasit e mësipërm po udhëtonin me automjetet e tyre, ku shtetasi A. P., kontrollonte rrugën .

Nga kontrolli i kryer nga shërbimet e policisë shtetasit A.C., iu gjet dhe u sekustrua ne cilësinë e provës materiale:

- 505 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit "Heroinë".

Gjithashtu u sekuestruan edhe dy aparate celular dhe dy automjete në pronësi të shtetasve të arrestuar.

Nga hetimet e kryera deri më tani, rezulton se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin po transportonin sasinë e lëndës narkotike për të shitur në doza të vogla në qytetin e Elbasanit.

Vazhdojnë hetimet për identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprën penale të "Prodhimi dhe shitja e narkotikeve" e kryer në formën e bashkëpunimit, e parashikuar nga neni 283/2, i Kodit Penal”, sqaron policia.

Të fundit