Flash News

KRYESORE

Kapet në flagrancë me qindra pasaporta, shqiptari arrestohet në Greqi

Një 50-vjeçar shqiptar është arrestuar në Greqi. Ai akuzohet për falsifikim, asgjësim të produkteve të krimit, armëmbajtje pa leje dhe posedim të dokumenteve të udhëtimit nga palë të treta.

Mediat greke raportojnë se shqiptari u arrestua në zonën e Ilioupoli, pak metra nga banesa ku jetonte.

Pas një operacioni në rrugë operative policia ka rënë në gjurmët e shqiptarit.

Në shtëpinë e shqiptarit u gjetën: 7 laptopë dhe 1 telefon fiks, 11 printera, 49 karta identiteti, 39 pasaporta, 90 patenta, 3,233 mjete të tjera identifikimi të autoriteteve Greke, 61 pasaporta  të shteteve të huaja, 55 dokumente udhëtimi të Shqipërisë, 31 të Spanjës, 23 të Rumanisë, 9 të Italisë, 6 të Bullgarisë, 75 të Italisë dhe 17 pasaporta të Qipros, pasaporta të vendeve të ndryshme, 6,272 euro, 1 revole CZ dhe 55 fishekë 38 mm.

 

Të fundit