Flash News

KRYESORE

Kapet në Mal të Zi gomonia, do të ngarkohej me drogë në Vlorë

 Pas 24 orësh gomonia e cila u pikas në Karaburun është bllokuar në ujërat e Malit të Zi. Raportohet se  trafikantët të cilët janë kapur nga policia janë nga Mali i Zi, ata kanë hedhur bidonët që kishin në gomone dhe celularët në det të hapur për të humbur gjurmët pas ndjekjes.

Ky operacion, i cili ka vënë në  lëvizje tre shtete, Shqipërinë, Italinë dhe Malin e Zi, ka nisur para 24 orëve dhe ka përfunduar me sukses. Gomonia kishte ardhur në Vlorë për t’u ngarkuar me drogë, por u pikas nga autoritetet, të cilat u vendosën në ndjekje.

Gomonia u konstatua dje rreth orës 13:50 që lëvizte me shpejtësi në drejtim të Mezo-kanalit, Sazan, ndërsa në zonën e Karaburunit policia ka gjetur të fshehur rreth 28 kg kanabis midis shkëmbinjve. Dyshohet se gomonia do ngarkohej me lëndë narkotike, pasi nga pamjet filmike të policisë në bord duken disa bidonë plastikë dhe pjesa tjetër bosh.

 

Të fundit