Flash News

KRYESORE

Kapet i riu shqiptar, po transportonte 142 kg kanabis në Greqi

Kapet i riu shqiptar, po transportonte 142 kg kanabis në Greqi

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke në afërsi të Janinës pasi po transportonte 142 kg kanabis sativa.

Autoritetet greke kishin marrë informacion për këtë rast trafiku. Gjatë kontrollit në makinën e shqiptarit u gjetën 6 qese me kanabis.

U sekuestruan gjithashtu edhe 100 Euro dhe dy celularë që i përkisnin 22-vjeçarit. Akuza e ngritur ndaj tij është ajo për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Të fundit