Flash News

KRYESORE

Kapet me tritol në xhep, arrestohet 38-vjeçari në Elbasan

Kapet me tritol në xhep, arrestohet 38-vjeçari në Elbasan

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 38-vjeçar pasi u kap me një sasi tritoli në xhep.

Burime zyrtare të polcisë bëjnë me dije se është arrestuar shtetasi Xhaferr Deliu, 38 vjeç banues në Elbasan.

Arrestimi i tij, u bë pasi gjatë kontrollit personal të ushtruar në Lagjen “Dyli Haxhire”, në xhep i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një pako e mbështjellë me natriban brënda në të cilën ndodhej një sasi prej 33.5 gr lëndë eksplozive e dyshuar me atë të llojit TNT (Tritol) e montuar së bashku me një kapsolle detonatore me gjatësi 2.9 cm si dhe një copë fitili zjarrpërcjellës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.

 

Të fundit