Flash News

KRYESORE

Kapet vlonjati i shumëkërkuar, 15 vite burg i dënuar nga Krimet e Rënda në Tiranë

Kapet vlonjati i shumëkërkuar, 15 vite burg i dënuar nga Krimet e

Ka rënë në prangat e policisë së Tiranës një person i shumëkërkuar, i akuzuar për veprën penale “Trafikim i të miturve” dhe “Falsifikim i pasaportave”. Sipas policisë është arrestuar Arben Veizaj, 54 vjeç nga Vlora, ndërsa Krimet e Rënda e kishte dënuar në mungesë me 15 vite burg.

“Kapet dhe ndalohet një shtetas i dënuar me 15 vite burg për veprën penale “Trafikim i miturve” e kryer në bashkëpunim dhe “Falsifikim i pasaportave” e kryer në bashkëpunim.

Nga Sektori i Forcës së Posaçme Operacionale, në D.V. P. Tiranë, u kap dhe u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim Arben Veizaj, 54 vjeç, lindur në Vlorë dhe banues në Tiranë. Gjykata për Krimet e Rënda Tiranë, e ka dënuar me 15 vite burg për veprën penale “Trafikim i të miturve” e kryer në bashkëpunim dhe ” Falsifikimi i pasaportave” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 128/b/3, 189 dhe 55 i Kodit Penal. Ky shtetas iu dorëzua shërbimeve të D.V.P. Vlorë për veprime të mëtejshme proceduriale”, sqaron policia.

 

 

Të fundit