Kapi nga dora kolegen, Justin Timberlake i kërkon falje publike gruas

Megjithëse janë cilësuar e konsideruar gjithmonë si çifti perfekt, Justin Timberlake ka bërë një gjest aspak të këndshëm kundrejt bashkëshortes së tij, aktores Jessica Biel.

Timberlake, është kapur mat një natë me kolegen e tij pasi po xhirojnë bashkë një film. U publikuan disa foto ku ai kapte dhe përkëdhelte dorën e aktores Alisha Wainwright.

“Ai ka reaguar së fundmi, duke sqaruar se ka qenë mjaft i pirë atë natë. “Ky nuk është shembulli që dua t’i jap tim biri. I kërkoj falje gruas sime të mrekullueshme  dhe familjes që i vura në një situatë kaq të sikletshme. Jam i fokusuar në të qenurit bashkëshorti dhe babai më i mirë që mund të jem”, është shprehur Justin.