Flash News

KRYESORE

Kapi peshkaqenin në Maldive, reperi Gjiko pjesë e listës së zezë

Gjatë pushimeve në Maldive, Gjiko dhe Elita postuan një video ku shfaqej reperi duke peshkuar dhe duke nxjerrë një peshkaqen në rërë.

Kjo video ka ngjallur reagimin e një zhytësi profesionist në Maldive, Shaff Naeem i cili ka postuar videon dhe shprehet i irrituar për faktin që reperi shqiptar ka bërë një veprim të tillë pasi peshkimi i peshkaqenëve në ishujt Maldive është i ndaluar.

“Një video e reperit të famshëm nga Kosova Gjiko i cili ka peshkuar një peshkaqen dhe e ka hedhur në rërë, më vonë ka bërë foto me të dhe i ka postuar në Instagram për të treguar sa ‘i suksesshëm’ ka qenë. Ju lutem shpërndani këtë video sa më shumë që të mundeni sepse ai po bllokon çdo person që i komenton në Instagram”, ka shkruar Shaff Naeem.

Në postimin e tij ka komentuar edhe menaxheri i resortit ku qëndronte Gjiko dhe Elita.

“Ne e kuptojmë që jeni të shokuar nga kjo video dhe ju sigurojmë që edhe ne u ndjemë kështu kur e morëm vesh. Peshkaqeni është rikthyer përsëri në ujë, gjithsesi kjo nuk e justifikon sjelljen shokuese dhe mosrespektin e treguar. Klienti në fjalë është futur në listën e zezë dhe ne do të ndihmojmë autoritetet lokale nëse ata dëshirojnë ta ndjekin çështjen”, ka komentuar ai.

Të fundit