Flash News

KRYESORE

'Kapiteni' bëhet me timon: Në jetë dhe në Facebook

'Kapiteni' bëhet me timon: Në jetë dhe në Facebook

Kryeministri Rama e ka nisur ditën entuziast në Facebookun e vet. Me anë të një statusi ai u uron 'mirëmëngjesin' shqiptarëve dhe shpreh falenderimin për atë që quan 'kryevepër të pambaruar'.

Statusi i plotë i Ramës:

'MIRËMËNGJES

dhe ju uroj një ditë të bukur me këtë kryevepër ende të pambaruar të njerëzve të zakonshëm të këtij vendi'

Ajo që bie në sy është fakti se Kryeministri ka ndërruar si foton e profilit ashtu dhe të cover-it, duke vendosur në të dyja timonin e një anijeje dhe në mes të tij numrin 2.

'Timoni' u bë një prej fjalëve kyç të ligjërimit të fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 qershorit. Edi Rama i kërkonte shqiptarëve që t'ja jepnin timonin që ai të mund ta drejtonte Shqipërinë i vetëm.

Me sa duket, i është plotësuar dëshira.

Të fundit