Flash News

KRYESORE

Kapiteni legjendar Cana, thirrje shqiptarëve nga Roma

Kapiteni legjendar Cana, thirrje shqiptarëve nga Roma

Ish-kapiteni i Shqipërisë, Lorik Cana, ka folur në lidhje me situatën e koronavirusit. Ai bën thirrje që ta përballojmë me qetësi një situatë të tillë.

"Përshëndetje, këtu nga shtëpi ime në Romë. Tani jo vetëm anembanë botës dhe jo vetëm në Itali. Coronavirusi është edhe në Shqipëri.

"Disa gjëra shumë të vogla për secilin prej nesh, shumë të rëndësishme, për të vepruar dhe jo për të reaguar më vonë në ndonjë situatë të papërballueshme. Secili prej nesh ka një detyrë dhe secili prej nesh e ka detyrë që të respektojë pjesën e higjienës. Të lajmë duart sa më shumë, 20-30 sekonda. Të evitojmë vendet ku ka grumbullime njerëzish, vendet e mbyllura ku jemi në kontakt dhe shumë afër me njëri-tjetrin.

"Në gjendje gripale, në gjendje ftohjeje, në gjendje të keqe fizike, atëherë më mirë të qëndrojmë në shtëpi dhe t’i drejtohemi numrit të vendosur për një situatë të tillë. Më mirë që tani të bëjmë secili një sforco të madhe dhe të dalim nga kjo situatë sa më shpejt. Një besim shumë të madh për secilin prej jush dhe të gjithë ata studentë që janë pushim, ky nuk është një pushim shkollor, është një përgjegjësi shumë e madhe që të veprojmë secili”, - tha ai.

Të fundit