Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Makina përplas për vdekje këmbësorin në Fier, shoqërohet shoferi 20-vjeçar
Miratohet raporti, Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshillin e Evropës
Gjekmarkaj letër Gjykatës së Apelit: Kthejini legalitetin Partisë Demokratike dhe opozitës
Publikohet data kur do të performojë Shqipëria në Euovision
Kapiteni Lichtsteiner merr në mbrojtje Xhakën dhe Shaqirin: Ishte festim normal. U provokuan nga serbët
Kapiteni i Përfaqësueses së Zvicrës, Stephan Lichtsteiner nuk u mjaftua vetëm duke bërë simbolin e shqiponjës në krah të Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit, por ai i ka dalë në mbrojtje shokëve të ekipit edhe pas përfundimit të ndeshjes kundër Serbisë.
“Ne kishim shumë presion nga serbët në ditët e fundit dhe kjo nuk ishte një lojë e lehtë për ne. Kemi shumë shqiptarë në ekip kështu që nuk ishte një lojë e lehtë. Ishte një ndeshje shumë e vështirë sidomos për ta mentalisht”, ka thënë fillimisht Lichtsteiner.
Mbrojtësi i ri i Arsenalit nuk e sheh si problem festimin me shqiponjë nga Graniti dhe Xherdani.
“Ishte një festim i mirë, pse jo? Ata treguan historinë e tyre. Lufta mes tyre ka qenë shumë e vështirë, kamë folur me babanë e një futbollisti shqiptarë dhe ai më ka treguar për këtë luftë”, tha Lichtsteiner.
Kapitenit zviceran ka thënë se kjo ndeshje për shqiptarët ka qenë më shumë se futboll.
“Kjo ndeshje ishte më shumë se futboll për ta pasi ajo periudhë e luftës iu shkaktoi shumë probleme të mëdha”, vazhdoi Lichtsteiner duke thënë se i kupton festimet e futbollistëve shqiptarë me shqiponje.
“Unë e kuptoj Xherdanin dhe Granitin për festën e tyre, mendoj se është festë normale pasi Shqiponja është pjesë e jetës së tyre. Ka pasur provokime edhe nga serbët por ky festim nuk është për tu dënuar”, përfundoi Lichtsteiner.