Flash News

KRYESORE

Kapja e 613 kg kokainë, avokati: U bë me dorëzim të kontrolluar

Kapja e 613 kg kokainë, avokati: U bë me dorëzim të

Avokati Genc Gjokutaj ka zbuluar fakte të reja në lidhje me kokainën e kapur në Maminas të Durrësit. I ftuar në emisioni '360 Gradë' ai tha se sekuestrimi i  kokainës prej 613 kg është bërë me dorëzim të kontrolluar, i cili operacioni më i fshehtë që bëhet nga policia. 

Gjokutaj theksoi se autoritetet italiane e kishin shumë të thjeshtë t'a sekuestronin në Livorno, por vepruan në këtë mënyrë për të zbuluar fakte të reja për pritësit në Shqipëri.

Dorëzimi i kontrolluar konsiston me lënien e një monstre dhe zëvendësimi i pjesës tjetër. Këta nuk kanë ditur gjë. Dorëzimi i kontrolluar është operacioni më i fshehtë që bën policia. Kanë qenë në maune dhe personat që kanë udhëtuar nuk e kanë ditur se kanë infiltruar. Kështu ndodh në Shqipëri sepse e dinë që kokaina ikën”

Ai shtoi se një pjesë e kokainës mund të jetë sekuestruar edhe nga autoritetet e Livornos.

Të fundit