Flash News

KRYESORE

Kapja e 613 kg kokainë/ Berisha: Ka pasur garanci politike

Kapja e 613 kg kokainë/ Berisha: Ka pasur garanci politike

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas kapjes së 613 kg në portin e Durrësit, duke akuzuar Edi Ramën se e ka kthyer Shqipërinë në epiqendër të kokainës në Europë dhe se ky është rekordi i ri i narkoshtetit të drejtuar prej tij.

Me tëj, Berisha shpreh vlerëson kontributin e partnerëve ndërkombëtar në finalizimin me sukses të operacionit, ndërsa thekson se një sasi e tillë  kokaine me vlerë prej 180 milionë dollarësh nuk mund të leviz pa pasur garanci madhore politike.

Statusi i plotë:

Te dashur miq, sot ne portin e Durresit mbriti ngarkesa me e madhe e njohur e kokaines prej 613 kg, nisur ne nje kontenier te shenjuar me GPS nga sherbimet partnere qe ne vend origjinen e tij ne Kolumbi dhe ndjekur ne te gjithe trajektoren e tij. Organet ligjzbatuese te vendit dhe partneret e priten ate ne portin e Durresit dhe e shoqeruan sipas tyre deri ne magazinen e nje kompanie frutash ekzotike ne Maminas.

Duke i shprehur mirenjoje te thelle partnereve tane per kontributin e tyre thelbesor dhe te gjithe ata qe bene te mundur zbulimin dhe kapjen e kesaj ngarkese, 

denoj me ashpersine me te madhe shnderrimin e Shqiperise, nga narkoshtetin Edvin Kristaq Rames ne epiqender jo vetem te heroines por tashme edhe te kokaines ne Europe dhe theksoj se,

nje sasi e tille rekord kokaine me vlere prej 180 milione dollaresh nuk leviz kurre per nje destinacion te caktuar pa garanci madhore politike, keshtu qe prapa agrofrutit fshihen klane dhe lidhje qe shkojne ne nivelet me te larta te ekzekutivit shqiptar.

Kjo eshte nje ngjarje tejet tronditese!

Të fundit