Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Kapja e gomones me kurdë në Itali, Policia e Shtetit sqarim zyrtar: S’ka asnjë provë që janë nisur nga Shqipëria
Policia e Shtetit, me anë të deklarate për mediat sqaron se bazuar me lajmin sipas të cilit disa emigrantë kurdë e irakenë të kapur në Itali janë nisur nga Shqipëria, informacioni nuk është i saktë.
Sipas Policisë së Shtetit ka asnjë provë apo të dhënë që mjeti lundrues të jetë nisur nga toka shqiptare, ndërsa dyshohet se migrantët kanë udhëtuar nga Turqia për në Greqi e më tej në Itali
Njoftimi i plotë:
Në përgjigje të interesit të medias, lidhur me lajmin e kapjes së 33 migrantëve kurdë dhe irakianë në zonën e Salentos, Itali, Policia e Shtetit bën me dije se:
Nuk ka asnjë provë apo të dhënë që mjeti lundrues të jetë nisur nga toka shqiptare.
Gjithashtu, nuk ka asnjë komunikatë apo deklarim zyrtar të forcave policore italiane apo të ndonjë institucioni tjetër që mjeti me migrante të jetë nisur nga Shqipëria.
Sipas dyshimeve të para të autoriteteve italiane, nisur edhe nga shtetësia e migrantëve, dyshohet se ata mund të kenë udhëtuar nga Turqia, nëpërmjet Greqisë, për në Itali.
Policia e Shtetit mbetet e angazhuar për të luftuar dhe goditur çdo tentativë trafikimi të qenieve njerezore apo çdo paligjshmëri tjetër.
Policia e Shtetit, duke përfituar nga ky komunikim, i kërkon medias që ta kontaktojë për informacion zyrtar e të saktë, për të shmangur keqinformimin e publikut.