Flash News

KRYESORE

Kapriçiot e motit, shi e breshër, në mes të verës ... prishen të mbjellat në veri...

Kapriçiot e motit, shi e breshër, në mes të verës ...

Sot ka qenë fresk dhe herë pas here pa pasur pika shiu në kryeqytet. Temperatura ka qenë rreth 27 gradë, ndersa në bregdet pak më e ulët dhe jo kohë e mirë për plazh. Por moti ka qenë i paqëndrueshëm në disa vise të tjera të Shqipërisë. Në disa qytete kishte diell, në disa të tjera shi, pro ka pasur edhe vende ku ka rënë breshër. Kështu në Martanesh, Krastë, ka rënë një rrebesh i fuqishëm duke zbardhur gjithçka.

Por përveç pjesë që duket bukur, padyshim ky është rasti kur duhet thënë “bukuria vret”. Pasi shumë prej të mbjellave në zonë janë dëmtuar nga ky rrebesh. Megjithatë metereologët kanë parashikuar që nga fundjava moti do stabilizohet dhe temperaturat javën tjetër do arrijnë deri në 40 grade celcius.

Të fundit