Kapriçot e motit, bora mbulon SHBA në mes të prillit

Banorët e disa shteteve në SHBA janë zgjuar me një mëngjes që ngjante më shumë me atë të një dite janari dhe jo të mesit të pranverës.

Mediat vendase kanë postuar foto dhe kanë përshkruar ndryshimin e motit si të pazakontë për stinën.

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, në Aberdeen, Dakota e Jugut, kishte 8 centimetra borë, pjesa jugperëndimore e Minesotës kishte rënë gjatë natës rreth 15 centimetra, ndërsa në zonën e Çikagos 8 centimetra, shkruan politiko.al.

Megjithatë, sipas policisë ka mjaftuar kaq cm borë për të shkaktuar edhe probleme, si ngrirjen e tubacioneve apo rrëshqitje në rrugë.