Flash News

KRYESORE

Kapshticë, zbulohen 6 afganë në rimorkion e një kamioni

Kapshticë, zbulohen 6 afganë në rimorkion e një kamioni

Vijon lufta kundër trafikut të qenieve njerëzore në vend. Javët e fundit ka pasur një fluks shtetas të huaj, kryesisht nga vnedet e Azisë dhe Afrikës, që tentojnë të shkojnë drejt perëndimit, duke kaluar përmes vendit tonë. Ata zgjedhin rrugën në kufi, ose edhe atë përmes kalimit në doganë. Kryesisht këta shtetas janë të organiozuar nga grupet kriminale greke e ato shqiptare. Kështu gjashtë shtetas nga Afganistani janë zbuluar në një rimorkio kamioni, që po hyntë në territorin shqiptar nga pika kufitare e Kapshticës.

Policia e Korçës sqaron se “Më datë 24.10.2017, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, gjatë  kontrollit me skaner në një mjet kamion tip “Ford” me drejtues shtetasin turk E.M, 54 vjeç, banues ne Turqi, janë konstatuar të fshehur në rimorkion e mjetit 6 shtetas afganë”.

Lidhur me rastin, po kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale.

 

Të fundit