Flash News

KRYESORE

Karaburun/ Anija në flakë, 6 turistë në rrezik për jetën (video)

Karaburun/ Anija në flakë, 6 turistë në rrezik për

Gjashtë turistë rrezikuan jetën si pasojë e një zjarri të madh që dogji anijen me të cilën ata po lundronin në brigjet e Karaburunit. Ngjarja ndodhi rreth orës 04:00 të mëngjesi të sotëm, por përveç dëmeve materiale nuk pati të plagosur apo viktima në njerëz.

Në anijen “Aqua Marine” kanë qenë gjashtë persona, të cilët u hodhën menjëherë në det kur panë se anija që po lundronin ishte përfshirë nga flakët dhe ishte e pamundur që ta shuanin.

Me not ata dolën në brigjet e Karaburunit. Sipas policisë, fakti që anija ishte e përbërë në shumicë me material druri bëri që flakët të përhapeshin më me lehtësi në të gjithë mjetin.

Të fundit