Flash News
Zjarr pranë banesave në Elbasan, shpërthime gjatë ndërhyrjes së zjarrfikësve
Gjykata e Lartë publikon listën e kandidatëve për KLGJ, 7 gjyqtarë në garë për 3 vende
Nga arka te thesi me para, pamjet filmike zbulojnë lëvizjet e ish-shefes së financës në Postën e Durrësit
Atentati në Elbasan, dyshohet se objektivi ishte nipi i “Ot Kilës”
Berisha akuza të forta Ramës: Transportoi para me avionin privat, do rikthejmë kërkesën për komision hetimor
Karantina me 5 pyetje/ Adi Krasta: Iu tregoj ditët ‘në izolim’, nga kafja e parë te ‘tërheqja në dhomën e Mbretit’
Adi Krasta flet për karantinimin si për një ‘bunker artistik’. E fillon ditën me kafenë e mëngjesit dhe CNN dhe e mbyll me telefonin mobil ku lexon libra dhe sheh filma ‘marvel’ në televizorin e dhomës së gjumit. Ato që thotë nuk dëshmojnë dikë që ndihet i deprivuar.
Çfarë imagjinoje (të vinte në mend) kur dëgjoje fjalën ‘karantinë’ para se ti (dhe bota) të përballeshme me Covid-19?
Karantina përmendej hapur si një ndëshkim. Në fëmijërinë tonë, kur thuhej “e futën në karantinë” na dukej se, përveç vetmisë, dramës, izolimit, kishte kjo fjalë edhe një kuptim tjetër, të fshehtë, që nuk kishim mundësi ta deshifronim dot.
Edhe pse sot ka shumë ankesa nga ata që nuk e kuptojnë domosdoshmërinë e karantinës për të mos infektuar e për të mos u infektuar, më duket spektakolar suksesi mbarëbotëror në vetëmbylljen e njerëzimit në shtëpi. Jam rritur në shtëpi mjekësh dhe kam dëgjuar gjithë jetën për sëmundje infektive e viroza. Im atë ka qenë epidemiolog dhe ka treguar gjatë për masat që merreshin në raste të tilla, apo edhe ngjarje të veçanta, si udhëtimi i një grupi mjekësh në Kosovë, në vitin 1971, ku kishte rënë fruthi.
Cilat janë kufizimet më të mëdha që të ka sjellë karantina? A ka ndonjë plus? Si mendon se do të ndryshojë bota pas Covid-19?
Takimi ynë me vullnetin për të zbatuar rregullin, qoftë edhe ata të vendosur nga ne, ose vetëdisiplinimi, është si një takim me të vërtetën tonë të 500 vjetëve të fundit (ku nuk shkëlqejmë). Vazhdojmë ta zbatojmë rregullin me vuajtje.
Po, mendoj se bota do ndryshojë seriozisht pas normalizimit. Edhe pse, si zakonisht, do harrojë menjëherë disa gjëra të rëndësishme, disa leksione do i mbajë mend gjatë. Sepse nuk është karantinimi i globit ngjarja më e rëndësishme- është karantinimi në komunikimin global online. E jashtëzakonshme.
Çfarë të ka bërë përshtypje gjatë kësaj kohe të përballjes me Covid-19: çfarë të ka bërë më pesimist apo optimist?
Nuk kam patur rast të shkoj te këto ekstreme. Mbylljen e kam pranuar si të domosdoshme. Gjithshka tjetër është rutina e shëndetshme brenda mureve.
Si ka shkuar koha gjatë karantinës: mund të përshkruash ditën tipike në izolim?
Kam fjetur keq (si zakonisht dhe e palidhur kjo me koronën). Jam zgjuar me gëzimin e brendshëm të kafesë së parë. Më qëllon ky moment me fillimin e programit të Alisyn Camerotes dhe John Berman në CNN (Ky stacion do më kishte dërguar një dhuratë po ta dinte që e shoh sa herë hedh sytë në televizor).
I gjej punën e parë fizike vetes. (Çezma që rrjedhin, fotografi që varen në mur, agrumet në ballkon).
Zhvilloj mësimin online në UBT. Ky ka qenë një zbulim interesant. Nuk të fshihet dot njeri për të munguar pa arsye të fortë). E ngrëna nuk ka qenë kurrë një ngjarje e rëndësishme për mua. Një gjumë pasdreke, po.
Kafeja e pasdites na rikthen në pasditen e Londrës. E bindim veten se kafenë mund ta shoqërojmë me një ëmbëlsirë, e se kjo nuk është fundi i botës dhe se vetë Coronavirusi trembet nga ëmbëlsirat.
I kthehem CNN me seriozitetin që do e kishin zili punonjësit e tij. Më pëlqen John King. Më duket se bën gazetarinë që më pëlqen mua. Vazhdimisht kritikon presidentin Trump për gënjeshtrat dhe narcisizmin.
Në mbrëmje bëj një raund telefonatash. Me mamën time, me motrën që punon në Spitalin Infektiv dhe është vërtetë heroina e familjes.
Pastaj përdor çdo natë shprehjen perandorake: “I am retiring now in my chambers...” dhe shkoj në dhomën e gjumit. Eshtë 21:00. Në celular lexoj libra të marrë në e-books dhe shoh filma. Miqtë e të afërmit nuk m’i kursejnë romuzet, por unë nuk kam probleme me ekranin e vogël. Derisa bëhet seriozisht vonë dhe do të më duhet të bëj atë gjumin e keq për të rifilluar me besnikëri të njëjtën rutinë në zgjimin e ditës së re.
Cilët filma dhe libra do të sugjeroje për karantinën?
Po shoh filmat Marvel, si ‘Defenders’, ‘Iron Fist’ dhe ‘Jessica Jones’. Nuk dua të vuaj me filma dramë. Dhe intervistat e BBC me personalitetet e shekullit 20. Dhe ciklin ‘Newsroom’. Impenjim i madh!
Miku im Lut Dervishi nuk harron të më dërgojë disa publikime të shkëlqyera. Ndaj lista e librave është shumë e përshtatshme për karantinën. “A warning - Anonymous”, “Narrow Corridor” mbi fatin e lirisë. “The Ambassadors” të Paul Righter.
©Politiko.al
https://politiko.al/karantina-me-5-pyetje-ylljet-alicka-parada-autoblindash-ne-rruge-komunikim-i-keq-jo-ne-favor-te-jetes/
https://politiko.al/karantina-me-5-pyetje-matteo-mandala-ngujimi-nuk-ma-ka-ndryshuar-jeten-e-perditshme-ja-kalendari-i-punes/
https://politiko.al/karantina-me-5-pyetje-kim-mehmeti-kjo-pandemi-eshte-loje-femijesh/
https://politiko.al/karantina-me-5-pyetje-virgjil-muci-kur-shkenca-jep-keshilla-per-larje-duarsh-eshte-koha-te-jemi-pesimiste/
https://politiko.al/karantina-me-5-pyetje-stefan-capaliku-covid-19-nuk-do-ta-ndryshoje-botenas-faktin-se-jemi-populli-me-fatkeq-ne-europe/
https://politiko.al/karantina-me-5-pyetje-selami-xhepa-nuk-e-kam-per-here-te-pare-iu-sugjeroj-dy-libra/
Të fundit
Blendi Gonxhja fyen protestuesit: Një tufë budallenjsh që gjuajnë me gurë
21 July 2026, 16:55
Krimineli kthehet në vendin e krimit!
21 July 2026, 15:54
Pse të gjithë duan një Ujor në jetën e tyre?
21 July 2026, 14:47
Shqiptarët në shesh për hallet, Gonxhja në hall për JLo-në
21 July 2026, 14:29
Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Veliajt për afatet e paraburgimit
21 July 2026, 13:54
Atentati në Elbasan, dyshohet se objektivi ishte nipi i “Ot Kilës”
21 July 2026, 13:10
Vokshi: Deklaratat e eurodeputetit fundosin Ramën, SPAK të nisë hetimet
21 July 2026, 12:59
A gaboi ndonjëherë Ajnshtajni?
21 July 2026, 12:32
Ish-kryebashkiaku i Divjakës Fredi Kokoneshi paraqitet në GJKKO
21 July 2026, 12:14
Meta kundërshton Prokurorinë, kërkon hetim për punonjësit e paraburgimit 313
21 July 2026, 12:01
U transportua në spital pas zhytjes, humb jetën turistja 30-vjeçare në Vlorë
21 July 2026, 11:37
Nuk u paraqit në seancë, gjobitet avokati i Veliajt
21 July 2026, 11:12
Haxhiu vulos largimet e 7 prokurorëve serbë
21 July 2026, 10:53
Kush përfiton nga “investitori strategjik”?
21 July 2026, 10:30
Dënohet me burgim të përjetshëm bosi i kartelit të “Sinaloas”
21 July 2026, 10:00
Korçë/ 66-vjeçari gjendet i pajetë brenda automjetit të djegur
21 July 2026, 09:37
Këmbimi valutor, me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja
21 July 2026, 08:50
Britania ngre alarmin: Shqiptarët po drejtojnë bandat nga qelitë
21 July 2026, 08:34
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
21 July 2026, 08:06
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
21 July 2026, 07:43
Pse pirja e alkoolit gjatë ditës ju bën të ndiheni më të dehur
20 July 2026, 22:58
Artan Hoxha jep detaje për plagosjen e 3 të rinjve në Elbasan
20 July 2026, 22:50
Cako: Do na ndryshojnë mendimet me valë, prisni një “sulm” të alienëve
20 July 2026, 22:31
Rrezikonte mbytjen në lumin Vjosa në Këlcyrë, shpëtohet turistja 10-vjeçare
20 July 2026, 21:49
DETAJE nga të shtënat me armë në Elbasan, 3 të plagosur
20 July 2026, 21:26
Të shtëna me armë në një lokal në Elbasan, plagoset kamarieri
20 July 2026, 21:07
Zjarr masiv në një apartament në Greqi, evakuohen banorët
20 July 2026, 20:48
Aksident përballë Ministrisë së Jashtme në Tiranë
20 July 2026, 20:21
Eurodeputeti paralajmëron Ramën: BE po i ndjek paratë, do të ketë pasoja
20 July 2026, 19:41
Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve
20 July 2026, 19:27
I dënuar për drogë, arrestohet pas 14 vitesh shqiptari në Itali
20 July 2026, 19:02
Shqipëria e kërkonte për evazion fiskal, biznesmeni italian kapet në hotel
20 July 2026, 18:37
Ndotja e ajrit në nivele alarmante, shteti ‘mbyll sytë’
20 July 2026, 18:01
Seanca plenare shtyhet për të enjten pas tensioneve
20 July 2026, 17:30
Shqipëria "digjet" nga i nxehti, deri në 47°C, ja kur vjen freskimi
20 July 2026, 16:46
Ishte larguar prej dy ditësh nga banesa, 58-vjeçari gjendet i vdekur
20 July 2026, 16:21
Rrezikuan të mbyteshin në plazhin e Shëngjinit, shpëtohen nënë e bir
20 July 2026, 16:01
Aksident i rëndë pranë Gramshit, makina del nga rruga dhe përmbyset disa herë
20 July 2026, 14:56
10 kombëtaret më të mira në historinë e Botërorit
20 July 2026, 14:40
Andy Burnham emërohet zyrtarisht kryeministri i ri i Britanisë së Madhe
20 July 2026, 14:24
Dy ligje që nuk zgjidhin problemet reale të bujqësisë shqiptare
20 July 2026, 13:59
Vokshi: 12 banda kanë punuar për të mbështetur PS-në në të gjitha qarqet
20 July 2026, 13:25
“Puna ime ka mbaruar”, Keir Starmer jep zyrtarisht dorëheqjen
20 July 2026, 13:11
Pse numrat nuk e zbehin protestën
20 July 2026, 13:01
Rama mbledh të premten grupin parlamentar dhe qeverinë
20 July 2026, 12:55
Përplasen makina dhe kamioni në aksin Milot-Rrëshen, plagosen 4 persona
20 July 2026, 12:46
Foto/ Protestuesit godasin me vezë automjetet e Kumbaros dhe Çuçit
20 July 2026, 12:05
Protesta para Kuvendit, një makinë zyrtare qëllohet me vezë nga qytetarët
20 July 2026, 11:47
Me këmbore në duar, qytetarët ironizojnë deputetët socialistë: Delet e Ramës!
20 July 2026, 11:32
Evis Kushi dhe Iris Luarasi priten me vërshëllima nga protestuesit
20 July 2026, 11:15
Para nisjes së seancës, qytetarët etiketojnë vezët me emra politikanësh
20 July 2026, 11:07
Nisin tensionet para Parlamentit, policia kërkon zhvendosjen e protestuesve
20 July 2026, 11:05
Largohet vala e të nxehtit afrikan, temperaturat bien ndjeshëm nga e mërkura
20 July 2026, 10:51
Berisha: Në korridoret e SPAK-ut gjeta dengje të mëdha me narko-euro
20 July 2026, 10:41
Flakët përfshijnë pyjet e Iballës, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme
20 July 2026, 10:29