Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Artan Gjyzel Hasani
I dashur Agron!
Në pamundësi për të të shkruar në inbox, meqë nuk jemi miq, po të shkruaj këtu në murin tim të facebook-ut. Ndoqa mbrëmë intervistën tënde dhënë gazetarit Adi Krasta. Intervistë e dhënë jo me cilësinë e shkrimtarit, por të drejtorit të Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit. Drejtori i Institutit të Krimeve të Komunizmit ndjehet i kërcënuar, i pambrojtur dhe i braktisur sot, rreth 30 vjet pas përmbysjes de juro të diktaturës. I kërcënuar nga monstrat kriminale të diktaturës të veshura me pushtetin më të lartë në demokracinë de juro shqiptare.
U ndjeva shumë keq dhe i dëshpëruar, por jo i befasuar. Nuk u çudita aspak. Kur nuk ka Ndëshkim, do të ketë Krim. Kjo është e vërteta e hidhur e Shqipërisë sonë. Kjo që po paguan ti në cilësinë e misionarit të mandatuar antikomunist është Karma e Kërmave, është karma që paguajmë të gjithë antikomunistët sot për tradhëtimin e idealeve të Dhjetorit 90-të, karma për mosbërjen e drejtësisë në ato vite.
Karma për krimin që nuk e Ndëshkuam kur duhej. Nuk e kishim në dorë ti dhe unë. E kishin në dorë Deformuesit e mëdhenj të Dhjetorit 90-të. Por karma nganjëherë është e verbër. Të kërkosh mbrojtje dhe përkrahje në vitin 2019, pra rreth 30 vjet pas përmbysjes de juro të komunizmit do të thotë që de facto Dhjetori 90-të ka dështuar me sukses të plotë.
Dhjetori im dhe i yti, por jo Dhjetori 90-të i tyre. Se çdo njeri ka një Dhjetor 90-të brenda jetës së tij, por me fytyra të ndryshme e me emër të njëjtë. “Bashkëvuajtës e Bashkëfajtorë” është rasti klasik kur me ndihmën e terminologjisë djalli na u paraqit si ëngjëll.
I dashur mik, në Shqipëri nuk ka as diktaturë, as demokraci, por një sistem vrastar hibrid. Nuk u përmbys sistemi i vjetër, por u ndërtua një sistem paralel me të. Shqipëria është Republika e Bashkëvuajtësve që qeveriset e sundohet nga Bashkëfajtorët e Diktaturës.
Nga kush pret mbrojtje, Agron?
Nga Shoqëria Civile që gëlon nga pinjollët e Bllokut dhe të nomenklaturës ish komuniste?
Nga Komiteti i Helsinkit që drejtohet nga një monstër e komunizmit?
Nga PD-ja ‘bashkëvuajtëse -bashkëfajtore” që antikomunizmin e përdori vetëm si retorikë në mitingje elektorale?
Nga PS-ja që është pjella trashëgimtare e diktaturës?
Nga të persekutuarit që përveçse janë pakicë, janë edhe të paaftë të krijojnë kauza?
Nga mediat amorale shqiptare që i shërbejnë edhe djallit për një grusht parash?
Nga “intelektualët” zvarranikë të tipit “as mish e as peshk, edhe mish, edhe peshk”?
Nga kolegët e tu shkrimtarë të tipit “qingji i urtë pi dy nëna”? Apo nga Diana Çuli?
Nga parlamenti i Brahove dhe këlyshëve të tjerë të diktaturës dhe krimit?
Shumica e shqiptarëve janë Klientë. Apo mos pret mbrojtje nga ndërkombëtarët që kanë strehuar qe ne fillim në vendet e tyre kontigjentet sigurimse dhe enveriste të diktaturës?
Agron, gjej rastin të të kërkoj ndjesë publike që dikur tepër padrejtësisht të kam konsideruar klient të “Bankës Shqiptare të Favoreve”. Pikërisht kjo braktisje e madhe që po të bëhet sot dëshmon katërcipërisht të kundërtën. Është pikërisht “Banka Shqiptare e Favoreve” që sot nuk lëviz as gishtin të të mbrojë.
Se bashkëkombasit tanë, miku im, me ndonjë përjashtim të papërfillshëm, janë Sehirxhinj entuziastë Ahengjesh, Frekuentues të palodhur Mortesh, Klientë të Bankës së Favoreve dhe Elektorat Karrigesh. Kauza të tilla të një morali sipëran si ajo e nxjerrjes në shesh të krimeve dhe pasojave të Diktaturës Komuniste përkrahen, mbrohen dhe shndërrohen në kauza publike nga popullata që kanë kryer evolucionin cilësor social dhe kanë arritur ta meritojnë titullin e lartë moral Popull.
Ke shumë të drejtë të ndjehesh i kërcënuar dhe unë i lutem Zoti të të mbrojë, jo nga brahot e cajat, por nga ata që nuk të mbrojtën e të braktisën…
Ata janë më të shumtë, më të rrezikshëm e më të fuqishëm se brahot.
*Facebook i autorit
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38