Flash News
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
"Karriera ime sapo ka filluar", Ibra vjen me një mesazh: Unë nuk jam si ju
Suedezi Zlatan Ibrahimoviç, i cili aktualisht është pjesë e ekipit të Milanit ku në fillim të sezonit arriti të sjellë frymën e fitores në skuadrën kuqezi, është shfaqur në rrjetet sociale më një mesazh motivues.
I gjykuar shpesh se ndodhet në fund të karrierës së tij për shkak të moshës, Zlatan jua ka mbyllur gojën të gjithve teksa thekson se ai nuk është si gjithë të tjerët dhe se të tjerët po e gjykojnë nisur nga limitet e tyre.
Madje 38-vjeçari ka ironizuar duke thënë se në këtë periudhë ai ka akoma shumë gjëra për të treguar dhe se kjo është thjesht një nxehje.
"Pra ti mendon se unë kam mbaruar. Që karriera ime do përfundojë së shpejti. Ti nuk më njeh mua. Askush nuk besoi tek unë, prandaj unë duhet të besoja tek vetja. Disa njerëz donin të më thyenin, por thjesht më bënë më të fortë. Të tjerë donin të më përdornin, por më bënë më të zgjuar. Dhe ti tani mendon se kam përfunduar? Të gjithëve ju, dua t’ju them vetëm një gjë, nuk jam si ju sepse nuk jam ju. Unë jam Zlatan Ibrahimoviç. Dhe thjesht po nxehem ”, janë disa nga fjalët e Ibrahimoviç në video.