Flash News

KRYESORE

Karroca me kalë përplas për vdekje gruan

Karroca me kalë përplas për vdekje gruan

Një grua e cila po kalonte rrugën, ka gjetur vdekjen këtë të martë në fshatin Miras të Devollit.

70 – vjeçarja, e identikuar vetëm me iniciale L.K është aksidentuar nga një 41 – vjeçar (S.S), i cili lëvizte me një karrocë të tërhequr me kalë.

E moshura është transportuar me urgjencë në Spitalin e Korçës, por ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra. Autoritetet po kryejnë veprimet e mëtejshme proceduriale ndaj drejtuesit të mjetit, ndërsa po punohet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Të fundit