Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Kasandrat e Covid-19. Kush e parashikoi koronavirusin dhe pse nuk i dëgjuam?
nga AVID EWING DUNCAN/ Vanity Fair
Pagëzuar pas princeshës mitike të Trojës antike që profetizoi rënien e qytetit të saj, por nuk u besua, "Kompleksi Kasandra" është çka filozofët quajnë një dyshim këmbëngulës për një parashikim të vërtetë ose të qartë. Shprehja është cituar në kohët moderne për të përshkruar paralajmërimet e ndërgjegjshme për gjithçka, nga ndryshimi i klimës deri te rëniet e bursës që, kur janë bërë realitet, janë parë me skepticizëm.
Në epokën e pandemisë, ne tani po kuptojmë se kush ishin Kasandrat që na paralajmëruan për ardhjen e koronavirusit - prognostikues si epidemiologu i famshëm Larry Brilliant. Në vitin 2006, ai u ngjit në skenën e TED për të njoftuar botën për efektet shkatërruese të patogjenëve kaotikë. "Çelësi për të parandaluar ose zbutur [një pandemi]," tha Brilliant në atë bisedë, "është zbulimi i hershëm dhe reagimi i shpejtë. Ne nuk do të kemi një vaksinë ose furnizime adekuate të një antivirali… Bota siç e njohim do të ndalet”. Ai parashikoi që ndoshta një miliard njerëz do të infektoheshin dhe mbi 100 milion do të vdisnin. Ai gjithashtu imagjinoi depresionin global, humbjen e vendeve të punës dhe një kosto për ekonominë deri në 3 trilion dollarë. Tingëllon e njohur?
Ndërsa përgjigjet e vonuara ndaj shpërthimit të COVID-19 janë konsumuar tashmë në ShBA dhe shumë vende të tjera, ne kemi parë që Kompleksi Kasandra të mbretërojë. Donald Trump ka kanalizuar në mënyrë të përkryer një personazh tjetër të dramës, Mbretin Priam të Trojës - monarkun në mitin e Kasandrës që i hodhi poshtë profecitë e saj — duke kaluar javë të tëra me shpërfilljen e parashikimeve të pandemisë, së bashku me një mori këshilltarësh, ekspertë dhe servile, që i bënë jehonë si një kor në një tragjedi greke. Siç e dimë tani, shpërfillja nga Trump e kërcënimit për ShBA — duke e quajtur një mashtrim të demokratëve dhe kështu me radhë - harxhoi kohën e çmuar kur qeveria duhej të kishte mundësuar teste për virusin, duke karantinuar rastet e para, duke përgatitur spitalet dhe duke mobilizuar ekipet e reagimit të qeverisë federale.
Presidenti më vonë imitoi vetveten. Ndërsa virusi filloi të shkatërrojë qytetin e tij të lindjes, New York City, ai bëri një kthesë trumpiane, duke pretenduar se ai e dinte që në fillim se kasandrat kishin të drejtë. (Sidoqoftë Trump nuk ishte vetëm në këtë. Shumë amerikanë të tjerë gjithashtu kishin dyshimet e tyre dhe nuk e dëgjuan thirrjen. Por Trump e drejtonte korin.)
Larry Brilliant nuk ishte profeti i vetëm pandemik. Në një artikull të vitit 2005 në Foreign Affairs, Laurie Garrett, autorja fituese e çmimit Pulitzer me librin ‘The coming plague’, shkroi për "katastrofën me të cilën Shtetet e Bashkuara do të përballeshin në rastin e një sëmundje të rëndë gripi", me miliona të vdekur dhe "kosto ekonomike të paimagjinueshme". “Si përgjigje, disa vende mund të imponojnë karantina të padobishme, por shumë çrregulluese ose të mbyllin kufij dhe aeroporte, ndoshta për muaj. Mbyllje të tilla do të prishin tregtinë, udhëtimin dhe produktivitetin. Padyshim që tregjet e aksioneve botërore do të dridheshin dhe ndoshta do të binin në mënyrë të jashtëzakonshme. Përveç ekonomisë, sëmundja ka të ngjarë të ndikojë drejtpërdrejt në sigurinë globale, duke zvogëluar forcën dhe kapacitetin e trupave për të gjitha forcat e armatosura, operacionet paqeruajtëse të U.N. dhe policinë në mbarë botën."
Po atë vit, Michael Osterholm, një epidemiolog dhe drejtor i Qendrës për Hulumtim dhe Politikë të Sëmundjeve Infektive në Universitetin e Minessota-s, shkroi në një artikull në Foreign Affairs: "Kjo është një pikë kritike në histori. Koha po mbaron për t'u përgatitur për pandeminë tjetër. Ne duhet të veprojmë tani me vendosmëri dhe qëllim". Ai përsëriti këtë mesazh në librin e tij të vitit 2017 Deadliest Enemy: Our War Against Killer Germs.
Në vitin 2012, ekspertja globale e shëndetit Alanna Shaikh publikoi What’s Killing Us: A Practical Guide to Understanding Our Biggest Global Health Problems. Ajo këmbënguli që shoqëria të "përgatitet, përgatitet, përgatitet. Mbijetesa e gripit pandemik, si planet, kërkon përgatitje. Pandemia e gripit të derrave të vitit 2009 ishte një eksperiment natyror dhe ajo që zbuloi ishte e rëndësishme: Ne nuk jemi gati për një epidemi të gripit të rrezikshëm”.
Bill dhe Melinda Gates kanë qenë në këtë bandë për vite me radhë. Në 2015, ish-kreu i Microsoft shkroi një shkrim për The New York Times në të cilin ai krahasoi gatishmërinë në botë për "një epidemi të rëndë" me "të shkuarit me thikë në një duel me me kallash’. Ai shtoi: "Por ne e dimë koston e dështimit për të vepruar. Sipas Bankës Botërore, një epidemi globale e gripit do të zvogëlonte pasurinë globale me 3 trilion dollarë, për të mos përmendur mjerimin e pashërueshëm të shkaktuar nga miliona vdekje."
Tre vjet më vonë, Organizata Botërore e Shëndetit krijoi një përcaktim - "Sëmundja X" - kjo iu shtua listës së tyre të patogjenëve që kërkonin vëmendjen urgjente të politikëbërësve dhe qeverive. "X" kishte për qëllim të shenjonte të panjohurën, epideminë e radhës që ekspertët e shëndetit global e presin të arrijë në çdo moment. Duke iu kthyer atij parashikimi, Peter Daszak, ekologjist i sëmundjeve dhe President i Aleancës EcoHealth, e përshkroi kështu në një artikull muajin e kaluar në The New York Times: Vlerësimi i vitit 2018 parashikonte një sëmundje që do të "kishte një shkallë vdekshmërie më të lartë se një gripi i stinës, por që përhapet aq lehtë sa gripi…. Do të trondiste tregjet financiare para se të arrinte statusin e pandemisë. Me pak fjalë, COVID-19 është Sëmundja X. "
Në 2018, virologu dhe eksperti i gripit Robert G. Webster, drejtor i virologjisë në Spitalin Kërkimor të Fëmijëve St. Jude në Memfis, paratha një pandemi të ardhshme të gripit në Hunter Grip: Unlocking Secrets of a Virus. Miliona njerëz, profetizoi ai, mund të vdisnin përpara se një pandemi e tillë të kontrollohej ose modifikohej. "Natyra përfundimisht do ta sfidojë njerëzimin me një ekuivalent të virusit të gripit të vitit 1918", shkroi ai, duke iu referuar të ashtuquajturit Grip Spanjoll që vrau 50 milion një shekull më parë. "Ne duhet të jemi të përgatitur."
Janarin e kaluar, epidemiologu mjekësor Seth Berkley, CEO i GAVI, Aleanca e Vaksinave, paralajmëroi në një artikull për Forumin Ekonomik Botëror se një pandemi e përhapur globale do të ishte veçanërisht shkatërruese për të varfërit në botë: "Në një botë ku sëmundja nuk njeh kufij dhe ku tendencat globale si urbanizimi, migracioni njerëzor dhe ndryshimi i klimës kanë potencialin për të rritur kërcënime të tilla për sigurinë shëndetësore lokale dhe globale, ky është një problem që askush nga ne mund ta injorojë."
Gjithashtu në janar, Luciana Borio, mjeke, eksperte e sëmundjeve infektive, zyrtare e FDA nën Barack Obama-n dhe ish-drejtore për Përgatitje dhe Politikë mjekësore dhe Mbrojtje biologjike për Këshillin Kombëtar të Sigurisë të Presidentit Trump, botoi një artikull në Wall Street Journal me titull: "Veproni tani për të Parandaluar një Epidemi Amerikane”. E mbështetur nga Scott Gottlieb, ish-komisioneri i Administratës së Ushqimit dhe Barnave, Borio tha se SHBA duhej të merrte masa të shpejta për të ndaluar COVID-19, asokohe në pik në Kinë, nëse Amerika dëshironte të përgatiste një plan më të fortë se përgjigja jonë joefektive ndaj Pandemisë H1N1 e vitit 2009, një sëmundje efektet e së cilës ishin përfundimisht më pak të rënda sesa COVID-19. Vitin e kaluar, administrata Trump e shkriu pozicionin që Borio mbante në Këshillin e Sigurisë.
Edhe Departamenti i Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore të Trump mori një paralajmërim vitin e kalua,r kur mbajti një demonstrim të një pandemie hipotetike. E quajtur "Crimson Contagion", simulimi demonstroi mungesën e tmerrshme të gatishmërisë në ShBA për një pandemi të tillë si COVID-19.
Profetët e së nesërmes që pretendojnë se e dinë të ardhmen po vazhdojnë të shfaqen ndërsa pandemia shfryn. Për shembull, Larry Brilliant thotë se kohëzgjatja varet nga sa shpejt mund t'i testojmë të gjithë dhe të ndalojmë përhapjen. Një ekspert thotë se mund të zgjasë deri në 24 muaj nëse virusi ndjek modelin e zakonshëm të zbythjes dhe kthimit me valë. Trump tha në fund të marsit se masat e bllokimit të marra për të penguar përhapjen e virusit mund të përfundojnë për tri javë, deri për Pashkë, pak a shumë. Kjo ndërsa vetë Departamenti i tij i Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore në një raport të papublikuar mbi planin e përgjigjes ndaj COVID-19 parashikon që një pandemi mund të zgjasë 18 muaj.
Ndërsa parashikimet grumbullohen, ne tani e dimë se gjatë dekadës së shkuar nuk arritëm të dëgjonim paralajmërime të shumta. Gjë që shtron një pyetje tjetër: Kush janë Kasandrat e këtij momenti - dhe çfarë do të na bëjë t'i dëgjojmë ata?
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38