Flash News

KRYESORE

“Kasapi i Bosnjes”, Ratko Mlladiç dënohet me burgim të përjetshëm për gjenocidin e Srebrenicës

“Kasapi i Bosnjes”, Ratko Mlladiç dënohet me burgim

Ish-gjenerali serb, Ratko Mlladiç është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata Ndërkombëtare në Hagë për krimet në ish-Jugosllavi. Në seancën e zhvilluar sot, ‘kasapi i Bosnjes’, u përball me 11 akuza, por u shpall fajtor vetëm në disa prej tyre, përfshirë gjenocidin në Srebrenicë, që i mori jetën 8 mijë boshnjakëve.

Mlladiç u shpall fajtor edhe për rrethimin e Sarajevës ku më shumë se 10 mijë njerëz humbën jetën.

Genocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit kanë qenë tre prej akuzave që u provuan kundër 74 vjeçarit.

Ratko Mlladiç ka qenë komandat i ushtrisë serbo-boshnjake në Bosnje, nga viti 1992 deri më 1995, duke qenë përgjegjësi kryesor i gjenocidit më të madh të fund shekullit të kaluar.

 

Të fundit