Flash News

KRYESORE

Kasem Hysenbelliu hap televizionin e ri, i merr vëllait figurat e ‘News 24’

Kasem Hysenbelliu hap televizionin e ri, i merr vëllait figurat e

Fax News është televizioni i ri që do t’i bashkohet tregut mediatik shqiptar, me pronar Kasem Hysenbelliun, ish-drejtues i News 24. Televizioni i ri nuk ka nisur ende transmetimin, megjithatë, puna vijon për përgatitjen e programacioneve.

Pas kalimit të Bledian Kokës nga News 24 te Fax News, portali ‘Shuplaka’, me pronar po Kasem Hysenbelliun, njofton se televizionit të ri do t’i bashkohet edhe Rezear Xhaxhiu. Xhaxhiu, deri në fund të sezonit të kaluar ka drejtuar emisionin “Natë me Xhaxhiun” në televizionin që zotërohet nga vëllai i Kasemit, Irfan Hysenbelliu.

Nuk ka ende informacione nëse ndonjë tjetër figurë e News 24 do të braktisë televizionin e njërit vëlla për televizionin e vëllait tjetër.

Të fundit