Flash News
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Kasmi: Asnjë ndihmë nga qeveria për të përmbyturit e Fushë Krujës veç Kryqit të Kuq
I dërguari i Partisë Demokratike në Krujë, Bledi Kasmi, ka reaguar për mungesën e ndihmave nga qeveria për të përmbyturit e Fushë Krujës.
Kasmi thekson se deri në orët e mbrëmjes së djeshme në Fushë - Krujë të vetmit që kanë shpërndarë ndihma ishin përfaqësuesit e Kryqit të Kuq, të cilët kanë siguruar 70 racione ushqim në një lagje të Fushë-Krujës.
Në një status të tij në facebook, Kasmi shkruan, “I mbyturi të mbyt. Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste thotë se ka ngritur grup pune për vlerësimin e dëmeve dhe përmbytjeve në Nikël dhe se sipas tij rezulton e vetmja Njësi pa përmbytje në Fushë-Krujë.
Ai thekson se deri tani nuk ka mbërritur asnjë ndihmë për të përmbyturit e vërtetë në Bubq dhe katër lagje të Fushë-Krujës. Kasmi shprehet se banorët në Bubq kanë nevoja të menjëhershme për ushqime dhe për të larguar ujin nga shtëpitë.
“Situata është mjaft e vështirë sepse me mbytjen e bagëtive nuk kanë asnjë mjet për të siguruar jetesën”, shton me tej i dërguari i PD në Krujë.
“Në këtë situatë vjen përgjigja e qeverisë përmes të dërguarit të Ramës, Balla, që ashtu si shefi i tij krihet në face book dhe thotë se ka ngritur grup pune atje ku nuk ka pasur fare përmbytje”, shton më tej ai.