Flash News

KRYESORE

Kaso i përgjigjet Ramës: Bindja e Patozit, opozitë fasadë; patericë e jotja

Kaso i përgjigjet Ramës: Bindja e Patozit, opozitë fasadë;

Pas deklaratavë të Ramës, i cili shprehet se Astrit Patozi është shtyrë nga Sali Berisha për krijimin e një partie të re, ka ardhur dhe një reagim nga demokrati Ivi Kaso.

Në një postim në profilin e tij në Facebook, Kaso është shprehur për vendimin e KQZ-së për  a regjistruar Bindjen Demokratike është i paligjshëm, duke thënë se është i paligjshëm.

Kaso, thotë se Bindja Demokratike është thjesht një opozitë fasadë dhe patericë e Ramës për të zbehur mungesën e opozitës së vërtetë në zgjedhje.

Statusi i plotë:

Statusi i plotë:

Arsyeja pse Edi Rama vendosi qe te uzurponte KQZ, duke emeruar ne kundërshtim me ligjin 4 anetare nga PS, eshte qe, sa here ka zgjedhje, te shpikë rregullat e lojes sipas qejfit. Sot vendosi te rregjistroje Bindjen si opozite fasade, si patericen e tij ne zgjedhje me synimin per te zbehur mungesen e opozites se vertete.

Vendimi i paligjshem dhe politik i shumices se Rames ne KQZ eshte nje tjeter prove per opoziten se Edi Rama eshte armik i zgjedhjeve te lira dhe te ndershme.

Sot KQZ ka vendosur te regjistroje si parti politike ne zgjedhje, nje subjekt qe ligjerisht nuk konsiderohet parti politike, per shkak se vendimi i regjistrimit i shkalles se pare nuk ka marre forme te prere. KQZ, ka rrezuar edhe qendrimin e vet te meparshem per kete ceshtje, kur ne nje rast identik me votim 7 me 0 kishte vendosur mosregjistrimin e subjektit ne zgjedhje.

Rama e ka te kote. Populli ka vendosur qe ne daten 30 qeshor nuk ka per te patur zgjedhje!

Të fundit