Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Kaso: Rama vijon të kriminalizojë politikën, Shqipëria ka degraduar
Sekretari për Çështjet Zgjedhore në PD-së Ivi Kaso mendon se zgjedhjet e 30 qershorit ishin moniste. Ai përmend raportin e OSBE ODIHR-it, që e tregon qartasi se vendi është degraduar totalisht.
“Zgjedhjet e 30 qershorit ishin moniste. Raporti i OSBE ODIHR tregon degradimin total të vendit, shkatërrimin e shtetit social. Më vjen keq që e them këtë, por ky është realiteti. Për fat të keq, jemi të detyruar që të jetojmë në këtë vend. ODIHR thotë se nuk u mbajt në konsideratë interesi i zgjedhjeve. Kjo është frazë shumë e rëndë. OSBE flet për proces jodemokratik. Por nga vjen ky raport skandaloz? Nga fakti se Rama ka edhe Prokurorinë, e cila nuk heton raste skandale të vjedhjes së zgjedhjeve”, deklaroi ai, i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24”
Për Kason, zgjedhjet e 30 qershorit ishin ilegjitime dhe këtë fakt nuk e ka bërë të ditur vetëm opozita, por edhe ndërkombëtarët.
“Këto ishin zgjedhje ilegjitime dhe këtë e treguan edhe ndërkombëtarët. Në raport nuk gjendet asnjë fjalë e vetme ku të thuhet se zgjedhjet ishin demokratike. Një qeveri normale duhej të shqetësohej nga ky raport. Kemi degradimin e sistemit zgjedhor dhe të Shqipërisë”, u shpreh Kaso.
Pra, Rama vazhdon akoma duke vjedhur vota, vijon të kriminalizojë politikën. Hapi i parë i zgjidhjes është largimi i Edi Ramës. Largimi i Ramës bëhet me bashkimin e shqiptarëve”, tha Kaso.